Zogu Group, në kuadër të projekteve të reja të cilat po i implimenton në Krujë, pranon aplikime për mësues/e të gjuhës angleze, për t’ju bashkuar një mjedisi dinamik dhe bashkëkohor, duke ndarë dhe marrë njohuri të reja.
Zogu Group është një kompani e cila po investon në ide të reja dhe eksploron mundësi të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet në të cilat ne jemi të pranishëm. Ne punojmë për të përmbushur politikat tona në kontekstin e përmirësimit të jetës dhe zhvillimit të komunitetit, pasurimit kulturor dhe edukimit në çdo fushë të pranishme me kompanitë dhe punonjësit tanë. Planet tona të biznesit synojnë zhvillimin e ideve të reja duke ofruar prosperitet për komunitetin dhe rritje të mëtejshme të grupit tonë. Ne kemi projektuar investimet tona drejt sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit.
Ne po kërkojmë të angazhojmë një mësues/e të gjuhës angleze në Krujë, me eksperiencë në mësimdhënie, për grupmosha të ndryshme. Mësuesi/sja i anglishtes do të jetë përgjegjës për mësimin e aftësive të leximit, shkrimit dhe të folurit në gjuhën angleze për të gjithë kursantët tanë.
Detyrat kryesore:
- Tu mësojë kursantëve aftësitë bazë të anglishtes duke përfshirë leximin, shkrimin dhe të folurin.
- Të hartojë plane mësimore në përputhje me qëllimet e qendrës.
- Të realizojë sesionet e gjuhës angleze në mënyrë efikase duke përdorur metoda të ndryshme të mësimdhënies në varësi të përmbajtjes.
- Të angazhojë kursantët për të siguruar një atmosferë bashkëpunuese në klasë.
Kërkesat:
- Diplomë universitare dhe/ose pasuniversitare në anglisht.
- Eksperiencë në rolin e mësuesit të gjuhës angleze.
- Aftësia për të përpiluar programe mësimore mbështetëse në mënyrë efikase.
- Aftësia për të ekzekutuar mësimet me kuptim, në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse.
Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë te [email protected] deri më datë 22 shkurt 2023, duke dërguar:
- CV të përditësuar;
- Kopje të skanuar të kualifikimeve që i shërbejnë thirrjes;
- Letër interesi.
Çdo aplikant, për çdo paqartësi që mund të ketë lidhur me këtë proces, mund t’i parashtrojë pyetjet apo shqetësimet e tij, me e-mail, në adresën [email protected].
Zogu Group është i interesuar të ketë sa më shumë aplikime, e në këtë kuadër fton të interesuarit të aplikojnë, duke garantuar një proces konkurrimi transparent e të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.
Leave a Reply