Kruja.info hap praktika për gazetari webi! Një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët e rinj dhe të apasionuarit

Kruja.info hap praktika për gazetari webi! Një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët e rinj dhe të apasionuarit

Kruja.info hap praktika për gazetari webi! Një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët e rinj dhe të apasionuarit

Kruja.info, në bashkëpunim me Zoguu.al, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë si praktikanë në shkrimin dhe publikimin e lajmeve (Gazetari webi) pranë mediave tona.

Programi i trajnimit do të trajtojë nocionet bazë të shkrimit gazetaresk, parimet themelore të raportimit dhe investigimit, mënyrat e verifikimit të dezinformimit, roli i mediave sociale, dhe të tjera tema të ngjashme. Trajnimi do të kryhet nga gazetarë me përvojë dhe ekspertë të medias dhe informacionit.

Pas trajnimit, të gjithë pjesmarrësit do të pajisen me çertifikatë. Për pjesëmarrjen në praktikën e punës, të interesuarit do të paguajnë një çmim të arsyeshme për shërbimet që ju ofrohen nga kompanitë tona.

Kohëzgjatja:

Praktika është parashikuar të zhvillohet në një periudhë kohore 3, 6, 9 ose 12 mujore (Zgjedhje individuale).

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e degës gazetari ose komunikim, dhe personat e tjerë që janë të apasionuar apo të interesuar për gazetarinë.
  • Aplikantët duhet të dinë të përdorin mirë kompjuterin.
  • Mosha 15-30.

Si mund të aplikohet?

Aplikantët duhet të dërgojnë një CV apo kërkesën e tyre për të marrë pjesë në trajnim në adresën e e-mail-it [email protected], deri më datë 30 Prill, 2022. Për cdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni të njëjtën adresë.

Leave a Reply

Copyright © 2022 | Powered by ZoguTech