Zoguu.al ........... Duam.al ............. Kruja.info
Get a website Z. Xhesjon Zogu, është diplomuar për Shkenca Komunikimi, profili gazetari, gazetar, krijues dhe financues i ZoguGroup. Z. Zogu është diplomuar si student i Fakultetit të Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave të Komunikimit në degën e gazetarisë, në Universitetin BEDËR. Aktualisht ndjek studimet “Master” në të njëjtin universitet për gazetari.
Karriera e tij ka nisur herët, ku është integruar në tregun e punës, fillimisht si autor në revistën Yal.al, më pas si redaktor në portalin Sirius.al. Aktualisht punon si gazetar, ndërkohë që ka krijuar dhe financuar ZoguGroup.
Gjithashtu z. Zogu është ndjekës i dhjetërave trajnimeve në fushën e medias por jo vetëm, ku do të veçonim kursin e zhvilluar nga Fondacioni Thomson, mbi 'Gazetarinë me shumë platforma', trajnimin 'Gazetaria Etike dhe Raportimi Etik', i zhvilluar nga ILGA, trajnimi i zhvilluar nga Citizens Channel me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi "Edukimin në Media"; Pjesëmarrës në debatin e zhvilluar nga BE, KSHH, CRD dhe ISP me temën 'Partitë Politike, Legjislacioni, Përgjegjshmëria dhe Përfaqësimi', etj.
Pjesëmarrës në Konferencën e Gjashtë Studentore të organizuar nga Universiteti BEDËR për Media dhe Komunikimi me punimin: 'Politizimi i hapësirës mediatike'. Autor i disa llojeve të kërkimeve dhe studimeve,si: "Social network citizenship (SNC)", "Aesthetics in communication, in the period of metamodernism", "Violence against journalists and the silence of institutio etc.
President
Xhesjon Zogu është krijues dhe financues i Zogu Group.
Znj. Emirlanda Bajrami, është diplomuar në Inxhinieri Agrare, profili Prodhim Bimor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Gjithashtu, znj. Bajrami ka mbaruar Masterin Profesional në të njëjtin universitetet profili Ekstension Bujqësor, dhe ka një eksperiencë të gjatë në shitje dhe menaxhim.
Drejtor
Emirlanda Bajrami është drejtore e përgjithshme e Zogu Group.